Qendra Sociale Don Bosko / Don Bosko Social Center - Tirana

  • Verified
    Listing
Company name
Qendra Sociale Don Bosko / Don Bosko Social Center
Location
Rruga Don Bosko, Nr. 42/2, Tirana, Albania
View Map
Contact number
+355 4 2405 950
Mobile phone
+355 69 405 4009
Website address
Working hours
  • Monday: 08:00 - 16:00
  • Tuesday: 08:00 - 16:00
  • Wednesday: 08:00 - 16:00
  • Thursday: 08:00 - 16:00
  • Friday: 08:00 - 16:00
  • Saturday: Closed
  • Sunday: Closed
E-mail address
Listed in categories
TrainingComputer TrainingEducation
Don Bosco Tirana
Don Bosko Tirana
Show more
Qendra Don Bosko
Qendra Sociale
Rruga Don Bosko Tirana
Shkolla Don Bosko Tirana
Location map
Company description
Gjon Bosko lindi më 16 gusht 1815 në Beki të Kastelnuovo d’Asti (sot Kastelnuovo Don Bosko). Familja e tij i përkiste një shtrese të varfër fshatarësh. Mbeti jetim nga babai Francesko, kur ishte vetëm 2 vjeç. Nëna e tij, Margarita, e rriti me ngrohtësi dhe energji. I mësoi të punonte tokën dhe të shihte Zotin pas bukurisë qiellore bollëkut të të korrurave, pas stuhisë që prishte vreshtat. Nënë Margerita, kishte mësuar të lutej në kishë dhe këtë ua mësonte dhe të bijve.

Për Gjonin e vogël të lutej, do të thoshte të fliste me Zotin duke ndenjur i gjunjëzuar në dyshemenë e kuzhinës, ose të mendonte për të i ulur në barin e lëndinës, duke fiksuar shikimin në qiell. Nëna e tij e mësoi të shohë Zotin edhe në fytyrat e të tjerëve,  
Show more veçanërisht tek më të varfërit; pra në fytyrat e të vuajturve që në dimër trokisnin në portën e shtëpizës së tyre. Shpesh nënë Margarita rregullonte këpucët e tyre ose u jepte supë të ngrohtë.

Në moshën 9-vjeç, Gjoni pa ëndrrën e parë të madhe, që do ta ndjekte gjithë jetën. Ai sheh në ëndërr një turmë djemsh që luajnë dhe shahen ndërmjet tyre. Një burrë i madhërishëm i thotë: “Me urtësi dhe bujari duhet t’i bësh për vete këta shokë’’, dhe një Grua po aq e madhërishme shton: “Bëju i vlefshëm, i fortë dhe i shëndetshëm. Me kohë do t’i kuptosh të gjitha këto që po të themi’’.

Vitet e mëvonshme u drejtuan nga kjo ëndërr. Gjoni provoi menjëherë t’i bëjë të mira njerëzve. Kur trombat e akrobatëve lajmërojnë një festë në kodrat përreth, Gjoni shkon dhe qëndron në rresht të parë përpara akrobatëve që japin spektakël. Vështron truket e prestigjatorëve, sekretet e ekulibristëve e çdo gjë. Gjoni është i sigurt që, për t’i bërë mirë shumë djemve, duhet të studiojë dhe të bëhet prift.

5 qershor 1841, Arqipeshkvi i Torinos shuguron prift Gjon Boskon. Tani “Don Bosko„ mund t’i dedikohet përfundimisht djemve të dëshpëruar që i dolën në ëndërr dikur. Fillon t’i kërkojë në rrugët e Torinos. Në vitet që pasuan, duke bërë shpesh herë edhe punë rraskapitëse, Don Bosko krijoi vepra madhështore. Në krahë të Salezianëve formoi Institutin e Bijave të Marisë Ndihmëtare dhe Bashkëpunëtorët Salezianë. Ndërton faltoren e Marisë Ndihmëtare në Valdoko dhe krijoi 59 shtëpi Salezianësh në 6 vende.

Fillon gjithashtu “Misioni Salezian” duke dërguar priftërinj, bashkëpunëtorë dhe motra në Amerikën Latine. Publikon dhe shkruan vetë një varg librash popullorë “për të krishterët dhe të rinjtë e popullit”. Realizon një “sistem edukimi” familjar, i bazuar në tre vlera: Arsye, Besim, Dashuri, që shpejt e njohën të gjithë si “sistemi ideal” për të edukuar të rinjtë.

Kur ndokush ia përmendte veprat që kishte bërë, Don Bosko i ndërpriste ashpër: “Unë nuk kam bërë asgjë. Është Shën Mëria që ka bërë gjithçka”. Ajo ia drejtoi rrugën me atë “ëndërr” të çuditshme, kur ishte ende një djalë i vogël.

Vdiq në të gdhirë të 31 janarit 1888. Salezianëve që i rrinin rreth shtratit, i murmuriti në orët e fundit: “Duajeni njëri tjetrin si vëllezër. Bëjini të mira të gjithëve, të keqe asnjeriut… I thoni djemëve të mi që i pres të gjithë në Parajsë”.

Shumë herë i kërkuan Don Boskos ta shpjegonte mënyrën e tij të edukimit të të rinjve. Don Bosko përgjigjej: “I dua shumë të rinjtë. Kjo është e gjitha”.

Reviews

0 Reviews
0.0
 
Write a Review
This company has no reviews. Be the first to share your experiences!

Questions & Answers

Have questions? Get answers from Qendra Sociale Don Bosko / Don Bosko Social Center or AlbaniaYP users. Visitors haven’t asked any questions yet.

Verified Business

The accuracy of the company profile for Qendra Sociale Don Bosko / Don Bosko Social Center is validated by the company owner, representative, or directory administrator.
Last update on
Registered with us in

Similiar Page for Your Business?
Make sure everyone can find your business online. Create your dedicated company page on AlbaniaYP - it's simply and easy!

List Your Business

C2024-04-20
BACK TO TOP